Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Arrestohet hajduti serial në Tiranë, i dënuar edhe në Gjermani për të njëjtën vepër penale

Nga A2 CNN
18 Janar 2024, 15:03 | Kronikë

Arrestohet hajduti serial në Tiranë, i dënuar edhe në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një lokal, në rrugën "Pjetër Bogdani" në kryeqytet.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 4 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në dy lokale dhe dy banesa, ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i kryejnë ato. Finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësi”. Tentoi të vidhte në një lokal, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, i dënuar më parë në Gjermani, për të njëjtën vepër penale. Zbardhen dhe dokumentohen 4 vjedhje të tjera të kryera nga ky shtetas, gjatë muajve të fundit. 

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të vjedhura dhe mjete (pinca, kaçavida dhe sende të tjera) që autori i përdorte gjatë kryerjes së vjedhjeve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.

Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. M., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, ditën e djeshme, është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një lokal, në rrugën "Pjetër Bogdani". Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 4 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në dy lokale dhe dy banesa, ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të vjedhura dhe mjete (pinca, kaçavida dhe sende të tjera) që autori përdorte gjatë kryerjes së vjedhjeve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi