Dy turistë zviceranë janë shpëtuar, një ditë pasi mbetën të bllokuar në Malin e Korabit. Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sinjalizimi për bllokimin e dy turistëve është bërë gjatë natës, ndërkohë që forca të Policisë, Forcat Alpine të Tiranës dhe Kosovës, kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur gjetjen e dy turistëve, ku njëri prej tyre ka thyer këmbën.
Këta të fundit kishin arritur që t’i mbijetonin temperaturave ekstreme dhe acarit, duke krijuar një zgavër mes borës. Ndërkohë, pritet që një helikopter t’i transportojë ata drejt Tiranës. (A2 Televizion)