Me plagë të shumta në kokë dhe gjoks, gjendet i pajetë në pyll 40-vjeçari shqiptar në Itali

Nga A2 CNN
21 Janar 2024, 18:49 | Kronikë

Me plagë të shumta në kokë dhe gjoks, gjendet i pajetë

Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur pa shenja jete në një zonë pyjore në Paderno del Grappa, Treviso, Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se në trupin e 40-vjeçarit Bledar Dedja janë konstatuar plagë të shumta thike në kokë dhe në gjoks.

Ka qenë familja e tij ajo që ka ngritur alarmin për zhdukjen e 40-vjeçarit që banonte në Asolo, pasi prej mbrëmjes së të shtunës nuk kishin patur asnjë kontakt me të.

Me plagë të shumta në kokë dhe gjoks, gjendet i pajetë

Për herë të fundit ishte parë në zyrën publike ku banonte, dhe pasi policia ka nisur kërkimet, ai është gjetur i vdekur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një Mercedes i bardhë, i cili nuk dihet se kujt i përket. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos