Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

E prezantoi si gruan e katërt, lihet në burg mjeku i "Shefqet Ndroqit" që dyshohet të ketë shfrytëzuar një 16-vjeçare

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 11:00 | Kronikë

E prezantoi si gruan e katërt, lihet në burg mjeku i "Shefqet

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për kardiokirurgun e “Shefqet Ndroqit”, Dervish Hasi. Akuzat që rëndojnë ndaj mjekut janë trafikim i të miturve dhe pornografi.

Mjeku 42-vjeçar, i cili mbante në banesën e tij tre gra duke argumentuar se ia lejonte besimi i tij fetar, dyshohet të ketë shfrytëzuar një vajzë të mitur, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.

Dyshohet se vajza e mitur shkonte në shtëpinë e mjekut 3-4 ditë të javës dhe për një periudhë 2-vjeçare dyshohet po ashtu se mjeku ka abuzuar seksualisht në mënyrë të rregullt me të.

Vajza tashmë pritet që t’i nënshtrohet një ekspertize të plotë mjekësore për të vërtetuar dyshimet. Policia reagoi pas një denoncimi të bërë për rastin. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli