Flakët kanë përfshirë një shtëpi në Adë të Fierit, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites. Zjarri i cili duket se është shkaktuar nga një shkëndije elektrike është përhapur me shpejtësi.
Paraprakisht, mendohet se zjarri ka nisur në kuzhinë dhe më pas është përhapur në të gjithë banesën, duke shkrumbuar gjithçka ndodhej në pjesën e brendshme të shtëpisë. Në banesë ndodhej e vetme zonja e shtëpisë, Arsino Taulla, 56 vjeçe, e cila ka mundur të dalë nga banesa.
Kanë qenë fillimisht komshinjtë, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa më pas ka ndërhyrë edhe shërbimi zjarrfikës.
E zonja e shtëpisë jeton e vetme, ndërsa tre fëmijët jetojnë larg, dy në emigracion dhe një në Fier.
Të afërmit apelojnë për një ndihmë nga institucionet, në mënyrë që të krijohen kushtet për të jetuar sërish në banesë dhe ku dëmet janë mjaft të mëdha.
(A2 Televizion)