Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia gjatë operacionit të koduar “Risku”. Në pranga ka rënë i riu Vjoni Gjoka pasi iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë.
Gjatë kontrollit që iu bë në automjetin me të cilin lëvizte gjatë natës në fshatin Cakran, 30-vjeçarit iu gjet një pistoletë dhe një tjetër armë zjarri e tillë iu gjet pas kontrolleve në banesën e tij. Armët e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)