Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Rumunët “zbrazën” bankomatet e Tiranës, si klonohen kartat e bankës me pajisjet “skimmer”?

Nga Julian Kasapi
18 Janar 2024, 15:13 | Kronikë

Katër raste vjedhjesh dhe 2 të tjera të mbetura në tentativë kanë zbuluar skemën e një grupi prej 3 rumunësh, të cilët vidhnin para nga bankomatët në Tiranë.

Florin Oprinoiu, Marian Mihai dhe Adrian Simoiu, të tre rumunë, kanë arritur të vjedhin 5 milionë lekë. Ata janë identifikuar nga Krimi Kibernetik dhe vetëm këtë të enjte janë shpallur në kërkim.

Nga 9 dhjetori i vitit 2023 deri në 6 janar, ata kanë arritur të vjedhin paratë në bankomate të ndryshme të kryeqytetit. Burime pranë policisë thanë se ata përdornin skemën e klonimit të kartave nëpërmjet pajisjes skimmer.

Një e tillë është dhe kjo pajisje e cila iu sekuestrua një bullgari në vitin 2017 po në Tiranë. Pajisja ka përafërsisht formën e bankomatit ku instalohet. Në pjesën e sipërme të saj vihet një kamera e vogël, që kopjon kodin ose pinin e kartës.

Në vendin ku futet karta vendoset një pajisje tjetër, e cila kopjon numrin e kartës, numrin personal dhe informacione të tjera të saj. Pasi janë marrë informacionet, hakeri prodhon kartën e klonuar nëpërmjet pajisjeve të tjera.

Policia ka arritur të identifikojë edhe një mjet tip “Volkswagen”, të cilin autorët e kanë përdorur për të lëvizur gjatë vjedhjeve, por nuk është lokalizuar ende për shkak se lëviznin pa targa. Për kapjen e tyre blutë ofrojnë një shpërblim prej 5 mijë eurosh.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli