U kërcënua me vdekje nga i biri, flet babai: Shkoi te hoxha dhe u bë më keq

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 12:59 | Kronikë

Pas arrestimit të të birit, e cili e kërcënoi se do ta vriste me sëpatë, ka reaguar edhe babai i 35-vjeçarit. Në një deklaratë për mediat, ai tregoi se si nisi debati me të birin, ku shkak sipas tij është gjendja tij e rënduar mendore dhe borxhet. Për këtë arsye, ai e kishte dërguar djalin te një hoxhë, por pas kësaj gjendja e tij, sipas babait, u përkeqësua.

“Debati nisi para 3 ditësh. Ishte në Durrës për t’u vizituar dhe tha se hoxha më bëri keq. Kur u kthye, u kthye me mendje jo siç u nis, por me mendje tjetër. E ka çuar çuni i motrës në Shënavlash dhe u tensionua, nuk fliste mirë si më përpara”.

Ai tregon se gjendja e tij depresive nisi që kur i ka vdekur e ëma, ndërsa apelon që ta lirojnë të birin dhe ta lejojnë të kurohet.

“Pak e ka nga e ëma që i ka vdekur para 16 vjetësh, nuk ka pasur ditë të mira sa erdhi. Ka qenë në Tiranë, në Durrës. Nga Shijaku e kanë çuar në Durrës. Ka nevojë për kurim, jo për ta mbajtur të izoluar e të sforcuar. Sëpatën e pata unë, ai në atë moment e kapi, është çun i ri, gjynah ta mbajnë brenda, unë them ta nxjerrin dhe ta çojnë te psikologia. Ka 5-6 vjet që nuk ka ardhë fare. Është në Itali çuni, ngaqë nuk punonte, ka qenë në një dhomë atje dhe ka pasur ca borxhe.”  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos