Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

“Ule sëpatën o çun”, RENEA arreston 35-vjeçarin që donte të vriste të atin

Nga A2 CNN
19 Janar 2024, 12:49 | Kronikë

Një 35-vjeçar i cili ka kërcënuar se do të vriste babain e tij me sëpatë ka rënë në prangat e Policisë në Shijak. Shërbimet e Policisë pas denoncimit nga babai i tij se në fshatin Rubjek, Maminas, një shtetas po dhunohej dhe po kërcënohej me sëpatë nga djali i tij, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku kanë bërë të mundur parandalimin e dhunës. Ata kanë kanë nxjerrë nga banesa shtetasin e dhunuar, ndërsa djali i tij u mbyll në banesë duke bërë që policia të kërkonte përforcime nga Forcat RENEA.

“Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e 35-vjeçarit që ushtronte dhunë ndaj babait të tij, ai ka kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë lokale dhe është mbyllur në banesë, bashkë me mjetet prerëse. Ndodhur në këto kushte, në ndihmë të Policisë kanë shkuar Forcat e RENEA-s”.

Njoftimi i Policisë Shijak

Ushtroi dhunë ndaj babait dhe e kërcënoi se do ta vriste me mjete prerëse (sopatë dhe thikë), ndërhyrja e forcave të Policisë parandaloi ngjarjen.

35-vjeçari kundërshtoi me dhunë forcat e Komisariatit të Policisë dhe u mbyll në banesë.

Ndërhyrja e RENEA-s vuri në pranga 35-vjeçarin.

Shërbimet e Policisë morën njoftim se në fshatin Rubjek, Maminas, një shtetas po dhunohej dhe po kërcënohej me mjete prerëse (sopatë dhe thikë), nga djali i tij.

Pas informacionit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresen e dhënë ku kanë bërë të mundur parandalimin e dhunës dhe kanë nxjerrë nga banesa shtetasin e dhunuar.

Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e 35-vjeçarit që ushtronte dhunë ndaj babait të tij, ai ka kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë lokale dhe është mbyllur në banesë, bashkë me mjetet prerëse.

Ndodhur në këto kushte, në ndihmë të Policisë kanë shkuar Forcat e RENEA-s.

Pas disa orësh negociata, Forcat RENEA kanë ndërhyrë me forcë në banesë, duke bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Rubjek.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë sekuestruan mjetet prerëse (sëpatë dhe thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani