Gjenden mbetjet kockore të një njeriu në Tepelenë

Nga A2 CNN
21 Janar 2024, 20:54 | Kronikë
Gjenden mbetjet kockore të një njeriu në Tepelenë
Foto ilustruese

Pjesë trupi të dekompozuara janë gjetur sot (21 janar) në një shpellë në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”, në njësinë administrative Lopës, në Tepelenë. Sipas informacioneve të para, mësohet se janë gjetur mbetje kockore (gjysmë kafkë).

Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë. Policia bën me dije se gjatë kontrollit të territorit, nuk kanë gjetur mbetje të tjera kockore.

"Tepelenë/Informacion paraprak: Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur "Gurti i Lenecit", në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysmë kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane.

Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë. Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbetje të tjera kockore. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti.", njofton policia e Tepelenës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos