Dërgohet me urgjencë në spital një 15-vjeçare në Fier

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2024, 15:13 | Kronikë

Dërgohet me urgjencë në spital një 15-vjeçare në

Një 15-vjeçare është dërguar më urgjencë në spitalin e Fierit, pasi dyshohet se ka pirë lëndë helmuese, fostoksinë.

Policia bën me dije se mitura është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore mbrëmjen e djeshme (10 shkurt), rreth orës 20:40. Sipas informacioneve, 15-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në datën 10.02.2024, rreth orës 20:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur një shtetase e mitur, 15 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos