Dhunohet oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrolle për kapjen e autorëve

Nga Edi Ruçi
17 Korrik 2026, 11:57 | Kronikë

Dhunohet oficeri i krimeve në Sarandë, policia nis kontrolle për

Një oficer policie është dhunuar mbrëmjen e së enjtes  në qytetin e Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit, ku Mihal Velço, me detyrë oficer krimesh pranë Komisariatit të Policisë Sarandë është dhunuar nga disa persona.

A2 CNN raporton se Velço ka qenë duke udhëtuar  me motor, kur është fyer e më pas kanosur nga një grup personash. Më pas ai ka zbritur nga motori dhe është  konfliktuar fizikisht me ta. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por paraprakisht ka të dhëna se bëhet fjalë për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të organizuar.

Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie kanë nisur një aksion në gjithë qytetin e Sarandës deri në orët e para të mëngjesit. Janë kryer kontrolle banesash, lokalesh dhe mjedisesh publike dhe janë shoqëruar disa persona, të cilët janë  marrë në pyetje.

Deri tani nuk ka informacion lidhur me kapjen e autorëve të dyshuar. Po punohet për zbardhjen e rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos