Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Durrës Enkelet Avduli dhe një tjetër

Nga A2 CNN
17 Korrik 2026, 12:06 | Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në operacionin e koduar “Implikimi”, i kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe spanjolle, u arrestua 46-vjeçari Enkelet Avduli. Ai u kap në aksin rrugor Rrogozhinë-Peqin, dhe është i dënuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës me mbi 7 vite burg për trafikim narkotikësh, armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Në pranga ra edhe 38-vjeçari me iniciale S. K., i cili u kap në Sukth të Ri. Ndaj tij  autoritetet spanjolle kanë caktuar masën “Arrest në burg” për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e dy shtetasve drejt Italisë dhe Spanjës.

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe

Njoftimi i DVP Durrës

Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”, për kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me partnerët ndërkombëtarë në Itali dhe në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për disa vepra penale, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Shijak dhe Kavajë, finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasit:

-Enkelet Avduli, 46 vjeç, i cili u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Rrogozhinë–Peqin”, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar me 7 vjet, 5 muaj dhe 9 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kanosje;

-S. K., 38 vjeç, i cili u kap në fshatin Sukth i Ri, pasi autoritetet gjyqësore në Madrid i kanë caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale", me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos