"Drejtorët e Policisë janë pa karrierë", Mit'hat Havari: Të paaftë, nuk organizohen dhe nuk punojnë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2025, 21:51 | Kronikë

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Mit'hat Havari ka ngritur akuza ndaj lidershipit të policisë së Shtetit. Në Off The record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se policia ndodhet në krizë lidershpi, ndërsa drejtuesit janë të paaftë dhe pa karrierë.

“Policia shtetit duhet të rrite në numër, nëse duam të shkojmë në BE këto që po ndodhinë zbehin Shqipërinë. unë mendoj që shoh krizë identiteti shoh krizë lidershipi brenda policisë nuk kanë drejtues, nuk kanë karrierë, nuk kanë të shkuar”, tha ai në Off The record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij drejtori i përgjithshëm duhet të jetë i ndershëm dhe pakundërshtueshëm.

“Që të vish drejtor i përgjithshëm duhet të kesh karrierë dhe duhet të jesh i ndershëm, i pakundërshtueshëm. Edhe drejtoritë e qarqeve janë të dobët. Shqipëria është vend i prapambetur me probleme të mëdha. Këtu nuk është Holandë që komandon nga zyra. Këtu duhet të dalin vetë”, tha ai në Off The record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

25 vjet më pas kur ai ishte në krye të policisë së shtetit, Havari e shikon krimin më të sofistikuar dhe policinë në regres.

“Kështu është situata. Në vend që të ecet përpara, ka regres. Kjo është detyrë e rëndësishme. Krimet janë sofistikuar. Nuk e kam menduar kurrë që pas kaq kohe kjo polici të ketë vrasje në mes të kryeqytetit. Drejtori i policisë duhet që të gjithë që ka në varësi të jenë pa miq e shokë, besnikë nuk ka. Ka punë e rezultate. Nëse punojnë kështu me siguri gjendja ndryshon”, tha ai në Off The record me Andrea Dangllin në A2 CNN..

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos