Dy operacione në 24 orë, sekuestrohen 3 armë dhe qindra fishekë, 3 në pranga

Nga A2 CNN
9 Korrik 2026, 11:26 | Kronikë

Dy operacione në 24 orë, sekuestrohen 3 armë dhe qindra

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona në 2 operacione të ndryshme kundër armëmbajtjes pa leje, duke sekuestruar edhe 3 armë dhe qindra fishekë, raporton A2 CNN.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, finalizuan operacionin e koduar “Shenja”, si rezultat i të cilit u kapën duke lëvizur me automjet, në Rrugën e Dibrës, dhe u vunë në pranga shtetasit Sh. S., 31 vjeç dhe Sh. Sh., 43 vjeç, sepse gjatë kontrollit, 31-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, ndërsa gjatë verifikimeve rezultoi se 43-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Kodra”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi F. H., 69 vjeç, pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij, në fshatin Kodër Kashar, u gjetën 1 armë zjarri (pistoletë) me municion dhe 1 armë gjahu me 112 fishekë, që dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos