Konflikt mes dy fqinjëve në Korçë, goditet me thikë 40-vjeçari

Nga Artin Halili
9 Korrik 2026, 12:18 | Kronikë

Konflikt mes dy fqinjëve në Korçë, goditet me thikë

Një konflikt i mëparshëm mes komshinjve në Korçë ka përfunduar ditën e sotme me një të plagosur, në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës.

Të dy komshinjtë kanë debatuar me parë për motive banale, ndërsa ditën e sotme jashtë banesave të tyre ata janë përleshur ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke goditur komshiun dy herë.

Autori i plagosjes rreth të 50-ave pas plagosjes ka shkuar në banesë, aty ku është gjetur dhe arrestuar nga policia e Korçës. Paraprakisht, dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.

I plagosuri rreth të 40-ave ndodhet në reaminacionin e Spitalit Rajonal të Korçës ku po merr mjekim ndërsa nuk dihet gjendje e tij shëndetësore (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos