GJKKO shtyn shqyrtimin e ankimimit të Veliajt, reagon avokati Plarent Ndreca

Nga A2 CNN
24 Prill 2026, 11:02 | Kronikë

GJKKO shtyn shqyrtimin e ankimimit të Veliajt, reagon avokati Plarent

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për më 29 prill shqyrtimin e një ankimi të Erion Veliajt mbi shfuqizimin e një vendim të Shkallës sa Parë për pezullim të afateve të paraburgimit.

A2 CNN mëson se shkak i dështimit të seancës, një parregullsi në njoftimin e Veliajt.

"Gjykata, duke vërejtur se akti i deklarimit - për të mos marrë pjesë në gjykim personalisht z. E.V, por të përfaqësohej nga mbrojtësi i tij - ishte i pavlefshëm për shkak se, nënshkrimi i z. Kurti, Drejtor i Komanduar në IEVP Durrës ishte vendosur me mjete mekanike (fotokopje), në kundërshtim me nenet 99 dhe 111 të K.Pr.Penale, vendosi të shtyjë zhvillimin e seancës gjyqësore për në datë 29.04.2026, ora 09:30, sqaroi gjykata.

“Sot ishte njoftuar klienti, por u shty për shkak të një parregullsie në mënyrën si ishte firmosur”, u shpreh avokati Plarent Ndreca.

Ai e quajti antikushtetuese dhe absurde praktikën që kur mungon një avokat i një bashkë të pandehuri pezullohen të gjitha afatet e paraburgimit të të gjithë të bashkë të pandehurve.  

“Fatkeqësisht është instaluar një praktikë që kur mungon një avokat i një bashkë të pandehuri pezullohen të gjitha afatet e paraburgimit të të gjithë të bashkë të pandehurve  dhe kjo është praktikë absurde dhe antikushtetuese. Kjo është arsyeja që të shkojmë në Gjykatën e Apelit për të verifikuar këtë vendimmarrje të Gjykatës së Shkallës së Parë”, tha Ndreca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos