Izraeli kërcënon me sulme ndaj Bejrutit nëse vazhdojnë sulmet nga Libani

Nga A2 CNN
8 Qershor 2026, 19:04 | Bota

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Bejrutit nëse vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar se ushtria izraelite mund të ndërmarrë sulme ndaj kryeqytetit të Libanit, Bejrut, nëse vazhdojnë sulmet ndaj komuniteteve në veri të Izraelit.

Në një deklaratë të bërë publike të hënën, Katz tha se çdo sulm ndaj zonave veriore izraelite do të pasohet me goditje ndaj Dahieh, bastionit të njohur të Hezbollah në periferinë jugore të Bejrutit.

“Çdo sulm ndaj komuniteteve veriore do të çojë në një sulm ndaj Dahieh. Çdo përpjekje iraniane për të lidhur Libanin dhe Iranin dhe për të sulmuar Izraelin do të përballet me forcë të madhe, siç ndodhi dje”, deklaroi ai.

Paralajmërimi vjen pasi ushtria izraelite njoftoi se sirenat e alarmit u aktivizuan në zonën e Zarit, në veri të Izraelit, pas rënies së një predheje në një zonë ku forcat izraelite po zhvillonin operacione në jug të Liban.

Tensionet përgjatë kufirit mes Izraelit dhe Libanit mbeten të larta, ndërsa shqetësimet për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit në rajon vazhdojnë të rriten. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos