Goditi disa herë me thikë këngëtarin, detaje nga plagosja në Shkodër, arrestohet autori

Nga A2 CNN
14 Janar 2025, 11:50 | Kronikë

Goditi disa herë me thikë këngëtarin, detaje nga plagosja

Detaje të reja mësohen nga plagosja me thikë e këngëtarit shkodran Ademir Fresku. Burime bëjnë me dije për A2 CNN se tregtari Gjergj Dardha kishte shkuar disa herë i dehur në lokal dhe pronari Ademir Fresku mëngjesin e sotëm i ka thënë që nuk do i shërbente më, duke e paralajmëruar që të mos shkojë tek lokali i tij. Tregtari menjëherë ka nxjerrë thikën duke e goditur disa herë 30-vjeçarin, raporton A2 CNN.

Ndërkohë e motra e autorit Tereza Fusha mohoi që vëllai i saj të pinte. Në një deklaratë për mediat, ajo tha se këngëtari e ka rrahur fillimisht Gjergji Dardhën, pas një konflikti për plehrat

Ndërkohë Policia ka vënë në pranga 50-vjeçarin Gjergji Dardha, si autor të dyshuar të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia” në Shkodër, ku 30-vjeçari Ademir Fresku mbeti i plagosur me thikë. Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos