Atentati në Sarandë, i biri i 50-vjeçarit të plagosur në kërkim për dhunimin e policit

Nga A2 CNN
17 Korrik 2026, 22:57 | Kronikë

Atentati në Sarandë, i biri i 50-vjeçarit të plagosur

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së shtunës lagjen nr. 4 të Sarandës, ku mbeti i plagosur rëndë 50-vjeçari Thimjo Rubati.

Ai u transportua fillimisht në Spitalin e Sarandës dhe më pas u dërgua me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Ndërkohë, sipas informacioneve për gazetarin e A2CNN Edi Ruçi, bëjnë me dije se një natë më parë, në të njëjtën zonë, ishte dhunuar efektivi i Policisë Mihal Velco.

Për këtë ngjarje, në kërkim janë shpallur Andrea Rubati, 27 vjeç, djali i të plagosurit, si edhe Antonio Lefteri dhe Engjëll Dalanaj. Burimet bëjnë me dije se të tre personat kanë precedentë penalë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos