Lamallari shpall 'non grata' për 15 vite shqiptaren nga Kosova që protestoi në Tiranë

Nga A2 CNN
25 Qershor 2026, 15:04 | Kronikë

Ikballe Berisha Huduti, një shtetase e Kosovës, është shpallur “person i padëshiruar” nga Shqipëria, raporton A2 CNN.

Urdhri është firmosur nga ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, sipas të cilit, asaj i ndalohet hyrja në vendin tonë për një periudhë 15-vjeçare. Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

Arsyet e këtij vendimi bazohen në informacionet e grumbulluara, sipas së cilave, veprimtaria e saj vlerësohet si kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare, si dhe rendin e sigurinë publike.

Urdhri i Ministrit të Brendshëm Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit.

Huduti është shfaqur së fundmi në protestat që po zhvillohen në Tiranë. Ndërsa gjatë të enjtes, Kryeminsitri Edi Rama postoi një foto të saj me ish-presidentin e Iranit, Mahmoud Ahmadinejad.

“Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllain e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmadinejad dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës”, shkruante kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos