Ilir Meta në burg, gjykata cakton seancën për divorcin nga Monika Kryemadhi

Nga Armand Bajrami
23 Janar 2025, 10:31 | Kronikë

Ilir Meta në burg, gjykata cakton seancën për divorcin nga Monika

Gjykata e Tiranës ka caktuar datën 21 shkurt, ora 10:30 për seancën e shqyrtimit të padisë për zgjidhje martese të ish-presidentit, Ilir Meta nga deputetja Monika Kryemadhi.

Padia për divorc është depozituar nga Meta në gjykatë në qershor 2024.

Në deklaratat e tij para se arrestohet nga policia, Ilir Meta e kishte akuzuar Monika Kryemadhin për tradhti në politikë, ndërsa ish-bashkëshortja e tij tha se “Metën e kanë iluminuar të tjerët kundër meje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos