Inceneratori i Elbasanit, SPAK ankimon vendimet e gjykatës për Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën

Nga Armand Bajrami
23 Prill 2024, 12:05 | Kronikë

Inceneratori i Elbasanit, SPAK ankimon vendimet e gjykatës për Alqi

Prokuroria e Posaçme ka ankimuar pafajësinë e Alqi Bllakos për inceneratorin e Elbasanit dhe rënien e akuzës së shpërdorimit të detyrës për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm dënimin e Bllakos dhe Kokës, njësoj siç është kërkuar në pretencën e organit hetues, përkatësisht 10 vite për Kokën e 4 vite për Bllakon.

Por ky i fundit vijoi të qëndrojë në qeli për shkak të dënimit të tij për inceneratorin e Fierit me 2.8 vite burg. Gjithashtu, ndaj tij vijon të jetë në fuqi një tjetër masë sigurie arresti në burg për inceneratorin e Tiranës. Në tetor të 2023, GJKKO dënoi në total me 33 vite burg të pandehurit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi