Inceneratori i Tiranës, SPAK lexon pretencën për të pandehurit. Sa vite burg kërkon për Lefter Kokën dhe të tjerët

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2025, 13:36 | Kronikë

Inceneratori i Tiranës, SPAK lexon pretencën për të

SPAK ka lexuar pretencën ndaj 8 të pandehurve për inceneratorin e Tiranës, që po gjykohen me gjykim të shkurtuar.

Mes tyre është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin me burg, shkruan A2 CNN.

SPAK ka kërkuar për:

Lefter Koka - 4 vjet burg

Bledar Karoli - 4 vjet burg

Fatjon Murati - 4 vjet burg

Taulant Tushe - 4 vjet burg

Namik Simixhi - 4 vjet burg

Valbona Ballgjini - 2 vjet burg, konvertohet në 4 vjet shërbim prove

Sidita Kopliku - 2 vjet burg,konvertohet në 4 vjet shërbim prove

Jetmir Llapaj - 2 vjet burg

Për shkak të gjykimit të shkurtuar të gjitha masave të kërkuara më lart ju ulet 1/3 e dënimit. Po ashtu, për të gjithë të pandehurit SPAK kërkoi si dënim plotësues heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Ndërsa për të pandehurit Etleva Kondi, Alba Thoma, Pëllumb Abeshi dhe Silena Tola çështja u veçua për një gjykim të zakonshëm, shkruan A2 CNN.

12 të pandehurit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” e kryer në bashkëpunim, sa i takon procedurës për dhënien e koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Gjatë hetimeve Prokuroria e Posaçme ka konstatuar një sërë parregullsish gjatë procedurës së ndjekur për dhënien e koncesionit dhe po ashtu ka dyshime se ish-funksionarët publikë kanë bashkëpunuar me Klodian Zoton për të bërë gati të gjitha dokumentet për të fituar koncesionin për rehabilitimin e landfillit dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos