Mashtruan biznesmenin, arrestohet 26-vjeçari dhe shpallet në kërkim një 32-vjeçar

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2025, 11:55 | Kronikë

Mashtruan biznesmenin, arrestohet 26-vjeçari dhe shpallet në

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Unknown".

Përfituan një shumë parash, nga një biznesmen, pasi komunikuan me të në emër të drejtuesit të një institucioni vendor, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti të përfitimit të një shume parash, me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Unknown”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Ervis Belollari, 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Arsen Matollari, 32 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. M. dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos