Plagosja me thikë në Korçë, zbardhen detaje të reja

Nga Artin Halili
6 Shkurt 2025, 22:44 | Kronikë

Plagosja me thikë në Korçë, zbardhen detaje të reja

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 26-vjeçarit në Korçë. A2 mëson se i riu është nga qyteti i Beratit dhe prej disa kohësh qëndronte në shoqërinë e autorit të dyshuar të plagosjes.

Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur në një lokal, në një lagje periferike të qytetit të Korçës, ku i plagosuri dhe autori i dyshuar kanë qenë në shoqërinë e një femre.

Pas plagosjes, ata e kanë dërguar 26-vjeçarin Kostandin Ziu në spital dhe më pas janë larguar duke braktisur e mjetin e tyre, i cili është sekuestruar tashmë nga policia.

Forca të shumta të policisë kriminale janë duke krehur lagjen e autorit të dyshuar, madje kanë bërë kontroll edhe në banesën e tij, ndërkohë që forca të policisë së rendit e qarkullimit rrugor kanë ngritur postblloqe në hyrje-daljet e qytetit të Korçës.

Ndërkohë, i plagosuri është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Burime për A2 bëjnë me dije se i plagosuri Kostandin Ziu vetëm para pak kohësh është liruar nga burgu i Peqinit, ndërkohë që autori i dyshuar mendohet të ketë krijuar miqësi me Ziun në momentin kur kanë qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Drenovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos