25-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, Policia e Lezhës: Nuk e dimë nëse është vrasje

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2025, 18:55 | Kronikë

25-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, Policia e

Një 25-vjeçar është gjendur i pajetë brenda një makine në rrugën e vjetër të Balldrenit pasditen e të enjtes në Lezhë.

Policia njofton se i riu ka marrë një plumb në trup, ndërsa nuk dihet ende nëse është vrasje apo vetëvrasje, shkruan A2.

“Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë. Rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje grupi hetimor po mbledh prova për të zbardhur rastin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos