Arrestohen dy hajdutë në Vlorë, kapen në flagrancë

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2025, 12:59 | Kronikë

Arrestohen dy hajdutë në Vlorë, kapen në flagrancë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, të cilët dyshohet se po tentonin të kryenin vjedhjen e radhës, ndërsa i është dokumentuar edhe një tjetër ngjarje e ndodhur më herët.

“Zbardhen dhe dokumentohen 1 rast i vjedhjes dhe 1 rast i tentativës për vjedhje, me autorë këta dy shtetas.

Gjatë kontrolleve të vazhdueshme për garantimin e sigurisë në territor, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë konstatuar lëvizje të dyshimta pranë një subjekti tregtar, në lagjen “24 Maji”, dhe kanë ndërhyrë menjëherë, duke kapur dhe arrestuar në flagrancë dy shtetas që po tentonin të vidhnin, konkretisht:  

E. H., 36 vjeç, dhe E. K., 31 vjeç, të dy banues në Vlorë, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në provat e siguruara për disa raste të tjera vjedhjesh në qytet, u dokumentua se këta shtetas:

Më datë 25.01.2025, kanë vjedhur produkte të ndryshme në një lokal në lagjen “10 Korriku”;

Më datë 02.01.2025, kanë tentuar të vjedhin materiale elektrike në një objekt në ndërtim në lagjen “1 Maji”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa sende që dyshohet se janë përdorur nga dy autorët, për kryerjen e vjedhjeve”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos