Akuzat për diplomën e gjimnazit të Belind Këlliçit, thërritet në SPAK nëndrejtoresha e “Harry Fultz”-it

Nga Xhensila Kodra
6 Shkurt 2025, 12:01 | Kronikë

Akuzat për diplomën e gjimnazit të Belind Këlliçit,

SPAK ka thirrur nëndrejtoreshën e shkollës Harry Fullz Brikena Baxhaku, për çështje që është duke u hetuar Belind Kelliçi. Ajo do të japë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, shkruan A2 CNN.

Këllçi u kallëzua në SPAK pasi dyshohet se ka falsifikuar diplomën e gjimnazit. Më herët ka qenë edhe vetë ish-deputeti i PD për të dhënë shpjegime në prokurori. Kallëzimi i bërë nga avokati Idajet Beqiri është në fazë hetimesh dhe në fund SPAK do të vendosë për këtë çështje.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos