Pacientja te Spitali Psikiatrik i vë flakën dyshekut

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2025, 08:13 | Kronikë

Pacientja te Spitali Psikiatrik i vë flakën dyshekut

Mbrëmjen e djeshme, në spitalin e Neurologjisë në QSUT është konstatuar prani tymi në katin -1. Ky ambient përdorej si magazinë ku kishte dyshek e sende të tjera, por jo pajisje spitalore, shkruan A2 CNN.

Sipas burimeve për A2 CNN, një grua, paciente në këtë spital, kishte zbritur në magazinë dhe i kishte vënë zjarrin një dysheku. Ajo nuk ishte paciente e shtruar në këtë spital, por kishte shkuar për konsultë mjekësore.

Situata u vu në kontroll brenda 10 minutash nga shërbimet zjarrfikëse, në mënyrë që të mos dilte jashtë kontrollit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos