Ishte zhdukur disa ditë më parë teksa kishte shkuar për peshkim, gjendet i mbytur në lumin Vjosa 63-vjeçari

Nga A2 CNN
23 Janar 2025, 14:07 | Kronikë

Ishte zhdukur disa ditë më parë teksa kishte shkuar për

Një shtetas 63-vjeçar, i cili kishte humbur kontaktet me miqtë e tij pak ditë më parë, është gjetur i mbytur në lumin Vjosa.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai kishte shkuar për peshkim me disa miqtë e tij, por më pas humbi gjurmët.

Gjetja e tij u bë e mundur përmes kërkimeve nga Policia e Fierit dhe polumbarët e RENEA-s, shkruan A2 CNN.

Sipas Policisë, nga këqyrja paraprake e trupit të 63-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Fier-Në vijim të informacionit të dhënë më datë 18.01.2025, për shtetasin E. K., 63 vjeç, i cili humbi kontaktet me miqtë e tij, me të cilët kishte shkuar për peshkim në lumin Vjosa, më datë 16.01.2025, bëjmë me dije se:

Si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, të kryera gjatë këtyre ditëve, në territorin e fshatit Kashishtë, në zonën përreth dhe në ujërat e lumit Vjosa, nga shërbimet e Policisë së Fierit dhe polumbarët e RENEA-s, ditën e sotme, u gjet trupi i pajetë i shtetasit E. K., në vendin e quajtur "Bunac", në fshatin Kafaraj.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 63-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, vijon hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos