Një 53-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e një karburanti në fshatin Novoselë të Vlorës, ku ishte duke qëndruar, shkruan A2 CNN.
Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se dyshohet që ai të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Sot, rreth orës 09:00, në fshatin Novoselë, ka humbur jetën dyshohet për shkaqe natyrale, në ambientet e një karburanti, ku po qëndronte, shtetasi S. M., 53 vjeç, banues në Vlorë. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)