Kalon për gjykim dosja e “Sterilizimit” me të pandehur ish-ministrin Beqaj

Nga Armand Bajrami
23 Janar 2025, 12:04 | Kronikë

Kalon për gjykim dosja e “Sterilizimit” me të pandehur

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen "Sterilizimi". Të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjyq me akuzën e "vjedhjes duke shpërdoruar detyrën" dhe "grup i strukturuar kriminal".

Në momentin që gjykata ndodhej në dhomë këshillimi, ish-ministri Beqaj dhe avokati i tij janë larguar nga gjykata, shkruan A2 CNN.

Sipas burimeve, në sallë Ilir Beqaj tha që s’mund të mbrohet për akuza që “as ti si gjyqtare as prokuroria nuk po pranoni t’i shkruani”. “Vërtet nuk mbrohemi dot ama mund të denoncoj”, mësohet të ketë thënë ish-ministri.

"1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë
29.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të
procedimit penal nr. 13, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Ilir Beqaj, Klodian
Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata,
Genc Burazeri dhe Naile Ajazi (Abazi)”.
2. Në seancën e datës 23.01.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare
Flojera Davidhi, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 13, datë
23.01.2025, vendosi:
I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar.
II. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020 të Prokurorisë së
Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të
pandehurve:
1. Ilir Beqaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar
detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal,
parashikuar nga nenet 135, 28/4 e 334/1 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar
kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal;
2. Klodian Rjepaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke
shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të
strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 135, 28/4 e 334/1 të Kodit Penal;
“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal, dhe
“Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e
25 të Kodit Penal;
3. Ilir Rrapaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes”, me pasojë të
rëndë, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal,
parashikuar nga nenet 134, paragrafi tretë dhe 28/4 e 334/1 të Kodit Penal; “Grupi
i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal;
4. Marsela Serjani, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të
dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në
bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 - 25 të Kodit Penal;
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
5. Saimir Kadiu, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të
dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në
bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 - 25 të Kodit Penal;
6. Petref Mersini, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të
dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në
bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 - 25 të Kodit Penal;
7. Arben Gjata, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të
dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në
bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 - 25 të Kodit Penal;
8. Genc Burazeri, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të
dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në
bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 - 25 të Kodit Penal;
9. Naile Ajazi (Abazi), akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të
dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në
bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 - 25 të Kodit Penal,
trupit gjykues të themelit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.
III. Së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin e çështjes në gjyq,
dërgohet edhe kërkesa e të pandehurve Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela
Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile
Ajazi (Abazi), për gjykim të shkurtuar.
IV. Fashikulli i gjykimit përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimit paraprak të
procedimit penal nr. 13, të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ato të marra në seancë paraprake,
të paraqitura nga të pandehurit dhe mbrojtësit", njofton SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos