Kamioni del nga rruga dhe përfundon në kanal në Lushnje, bllokohet qarkullimi

Nga Çaku Tafa
23 Prill 2024, 22:11 | Kronikë

Në fshatin Dushk të Lushnjës, një kamion ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin në anë të saj. Sipas policisë, dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia në lëvizje dhe lagështia në rrugë.

Për të nxjerrë mjetin nga kanali është dashur ndërhyrja e një mjeti të tonazhit të rëndë. Nga ky aksident, fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.

Deri ne momentin e nxjerrjes së kamionit nga kanali, për rreth 30 minuta, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Lushnje- Dushk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos