Sondazh: A keni pasur raste të abuzimit me të dhënat tuaja personale?
  • Asnjëherë 10%
  • Shpesh 60%
  • Nuk jam në dijeni 30%

Kapen shqiptarët me 10 kg kokainë, i zbuloi qeni antidrogë

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 09:57 | Kronikë

Kapen shqiptarët me 10 kg kokainë, i zbuloi qeni antidrogë

Dy shtetas shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Policia zbuloi 10 kg kokainë të fshehur në makinën ku udhëtonin shqiptarët, në postbllokun e ngritur në autostradën e Ventimiglia.

Ishte qeni antidrogë ai që ndjeu erën e drogës, çka detyroi efektivët të kontrollonin imtësisht makinën, deri sa gjetën pakot me kokainë.

Dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 20 vjeç, teksa nuk bëhet me dije identiteti i tyre për arsye hetimore.

 

Debat - nga Alba Alishani