Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

Makina e kthyer në pirg hekurishtesh, detaje nga aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë

Nga A2 CNN
2 Prill 2024, 08:08 | Kronikë

A2 CNN ka mundur të sigurojë pamje nga vendngjarja, ku në orët e para të mëngjesit ndodhi aksidenti tragjik me 8 viktima në fshatin Kuqar të Këlcyrës.

Makina tip Benz, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, ka dalë nga rruga dhe ra në brigjet e lumit Vjosë, për të shpërthyer më pas në flakë.

Në vendngjarje humbën jetën menjëherë 7 emigrantë nga vendet e treta dhe drejtuesi i mjetit, i cili ende nuk është identifikuar.

Dyshohet se Ismeti në përpjekje për t’iu larguar policisë e ka drejtuar mjetin e tij me 180 km në orë, i cili tashmë është kthyer në një pirg hekurishtesh, çka tregon se përplasja ka qenë tepër e fortë.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli