
Sot zhvillohet seanca gjyqësore ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku si edhe, Gentian Gjylit dhe Erald Elezi.
Sipas njoftimit të GJKKO-së, seanca gjyqësore konsiston në masat e sigurisë të vendosura ndaj Ballukut dhe dy zyrtarëve të tjerë ku për zëvendëskryeministres është caktuar pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit, shkruan A2 CNN.
Gazetari i A2 CNN, Armand Bajrami, raporton se seanca nisi në orën 9:00 të mëngjesit, por u ndërpre 40 minuta më vonë me kërkesë të avokatëve mbrojtës të personave të dyshuar, të cilët i kanë kërkuar gjyqtarit Erjon Çela kohë shtesë për t'u njohur me aktet të dosjes.
Kërkesë që është konsideruar e ligjshme nga gjyqtari Çela dhe i ka vendosur në dispozicion dy orë për t'u njohur me aktet e dosjes. (A2 Televizion)