Mbytet 63-vjeçari në liqenin e Viroit në Gjirokastër

Nga A2 CNN
19 Qershor 2026, 20:10 | Kronikë

Mbytet 63-vjeçari në liqenin e Viroit në Gjirokastër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një 63-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në ujërat e liqenit të Viroit.

Viktima është identifikuar si Besnik Koka. Sipas informacioneve paraprake, ai është gjetur i mbytur në rrethana ende të paqarta, shkruan A2CNN. 

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 17:30, në liqenin e Viroit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur në liqen, shtetasi B. K., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë roje në ambientet e zonës së Viroit, pranë Agjencisë së Shërbimeve Komunitare dhe Utilitare, në bashkinë Gjirokastër.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos