Gazetarja: SPAK reagoi me vonesë, institucionet janë vënë në funksion të grupeve kriminale

Nga A2 CNN
19 Qershor 2026, 21:06 | Aktualitet

Gazetarja: SPAK reagoi me vonesë, institucionet janë vënë

Gazetarja Aranita Braha ka ngritur shqetësime të forta mbi nivelin e korrupsionit dhe lidhjet e mundshme të institucioneve me grupe kriminale, duke deklaruar se SPAK ka reaguar me vonesë ndaj disa prej çështjeve më të rëndësishme që po hetohen aktualisht.

E ftuar në emisionin “ÇdoKënd” me Merita Haklajn në A2 CNN, Braha u shpreh se zhvillimet e fundit tregojnë se problematika e korrupsionit në Shqipëri ka kaluar në një tjetër nivel, duke u ndërthurur me forma të krimit të organizuar dhe krimit transnacional.

Po ndodhin shumë gjëra në të njëjtën kohë, por të gjitha kanë një emërues të përbashkët.

Kemi të bëjmë me një shtet apo kupolë shteti që prej vitesh është kritikuar për korrupsion, mungesë transparence, probleme me proceset zgjedhore dhe tenderimet.

Tani po shohim një përshkallëzim të kësaj situate, ku kapja e shtetit lidhet edhe me nivele të tjera të kriminalitetit”, tha Braha.

Sipas saj, hetimet që kanë çuar në masa sigurie dhe sekuestrime preventive gjatë ditëve të fundit janë bazuar në procedime të nisura vite më parë, shpesh edhe nga indicie të siguruara përmes hetimeve të agjencive ligjzbatuese jashtë Shqipërisë.

“SPAK është gati-gati i vonuar, pasi shumë prej këtyre proceseve hetimore kanë nisur katër apo pesë vite më parë. Megjithatë, hetimet po japin tashmë rezultatet e para”, theksoi gazetarja.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos