Franca dhe Spanja kundër qendrave të emigrantëve në vende të treta, Macron: Nuk funksionojnë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2026, 20:37 | Bota

Franca dhe Spanja kundër qendrave të emigrantëve në vende

Qasja e re e Bashkimit Evropian për krijimin e qendrave të emigrantëve në vende të treta ka shkaktuar përplasje politike brenda unionit, me Francën dhe Spanjën që kanë dalë hapur kundër këtij modeli.

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi pas samitit të liderëve të Bashkimi Evropian në Bruksel se Franca nuk mbështet politikën e të ashtuquajturave “qendra riatdhesimi” jashtë territorit të BE-së.

“Franca nuk e mbështet këtë politikë. Nuk kam parë asnjëherë një qendër të tillë që të funksionojë realisht,” u shpreh Macron, duke iu referuar modeleve të ngjashme të zbatuara nga disa vende anëtare në bashkëpunim me vende të treta.

Sipas tij, transferimi i emigrantëve jashtë BE-së ngre shqetësime serioze mbi të drejtat e njeriut dhe efektivitetin e sistemit të menaxhimit të migracionit.

“Çfarë lloj marrëdhënieje po krijohet me këto vende dhe çfarë garancish për të drejtat e njeriut po ofrohen? Nuk jam i sigurt se kjo përfaqëson Evropën dhe nuk besoj se është një politikë efektive,” shtoi presidenti francez, duke rritur presionin politik mbi këtë nismë të debatueshme në nivel evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos