Policia ka bërë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar "Wanted 3" ka vënë në pranga në Tiranë një 38-vjeçar, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe trafikim narkotikësh
“I akuzuar nga autoritetet italiane, për organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe trafikim narkotikësh, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 38-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Wanted 3".
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në rrugën "Xhorxh Bush", shtetasin A. F., 38 vjeç, i cili u arrestua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Xhenovës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Organizata kriminale", "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Armëmbajtja pa leje", parashikuar nga Kodi Penal italian.
Viijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, njofton policia. (A2 Televizion)