
Prokuroria e Posaçme (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë këtë të premte një operacion të gjerë për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj personave të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave në vlera të konsiderueshme, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Burime bëjnë me dije për A2 CNN se në total janë lëshuar 20 masa sigurie, ku pjesa më e madhe e tyre janë masa “arrest me burg”.
Sipas të njëjtave burime, mes personave për të cilët janë caktuar masa sigurie ndodhen edhe disa emra të njohur të biznesit në sektorin e ndërtimit.
SPAK dhe Policia e Shtetit pritet të japin detaje të mëtejshme mbi rezultatet e aksionit dhe akuzat konkrete pas përfundimit të operacionit. (A2 Televizion)