
Një fëmijë 4 vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një banese në fshatin Vinçan të Korçës, duke marrë dëmtime serioze
I mituri mësohet të ketë qenë duke luajtur në katin e dytë të banesës ku ai jeton bashkë me prindërit, ndërsa ka rënë duke marrë dëmtime serioze në trup e kokë
Aktualisht I mituri ndodhet në spitalin rajonal të Korçës duke marrë mjekim ndërsa mjekët pritet ta dërgojnë drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar, shkruan A2CNN.
Bluzat e bardha thonë se fëmija ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën por kjo pritet të varet edhe nga skenari që do kryhet në kryeqytet, pasi frika ekziston tek një hemorragji e brendshme. (A2 Televizion)