Neuropediatrja Migena Bedeni Kika duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN tha se një studim i vitit 2025 ka treguar se gratë që kanë lindur djalë, kanë më pak predispozita për t’u prekur nga kanceri i gjirit.
Po ashtu gratë me fetus mashkull kanë predispozitën për ta kaluar më lehtë tumorin, në raport me ato që kanë pasur fetus femër.
“Një përgjigje përfundimtare e dha deri diku një metaanalizë e vitit 2025, një studim që mori në shqyrtim 12 studime të mëparshme, duke bërë një analizë statistikore sa i përket efektit të qelizave qarkulluese me mijëra individë, dhe u pa që qelizat fetale mashkullore luajnë një rol mbrojtës te nëna, për pjesën më të madhe të tumoreve, për tumoret e gjirit, tumore të vezoreve, mitrës, tiroideve. Kush ka lindur djalë ka predispozitë më të ulët për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Nga ana statistikore u gjet që predispozita të jetë 70-80 për qind më e ulët te gratë që kanë patur një shtatëzani me bebe mashkull. Edhe nëse kalojnë tumor të gjirin kanë predispozitën ta kalojnë më lehtë tumorin”, tha ajo. (A2 Televizion)