Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Fier, pas një konflikti me një bashkëmoshatar të tij. Njoftohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.00 në fshatin Fermë Çlirim.
Autori i dyshuar, Gentjan Vrenozi, 27 vjeç, është kapur pas disa minutash ndjekeje nga policia dhe është shoqëruar për në komisariat. Ndërsa, sa i përket të plagosurit, Mevlud Hasa, ka marrë plagën në krah dhe aktualisht ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar. (A2 Televizion)