Një 17-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër gjatë një konflikti me një moshatarin e tij.
Policia e Durrësit ka ndaluar personin e identifikuar me inicialet A.K., banues në Sukth, pasi ai kishte shtënë me pistoletë gjatë një mosmarrëveshje për motive të dobëta me shtetasin H.M. në fshatin Kullë, më 7 janar 2025.
Gjatë operacionit, shërbimet e policisë sekuestruan armën e zjarrit pistoletë, që dyshohet të ketë qenë përdorur në ngjarje.
Pas ndalimit, materiali u dorëzua në Prokurorinë e Durrësit, ku po kryhen hetime për veprat penale "Prishja e qetësisë publike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". (A2 Televizion)