RENEA ‘blindon’ Shkodrën, ‘mësyn’ në disa banesa

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2024, 09:47 | Kronikë

RENEA ‘blindon’ Shkodrën, ‘mësyn’ në disa

Forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit në Shkodër dhe disa fshatra pranë.

Mesohet se në fokus të kontrolleve kanë qenë banesa të personave me precedent penal dhe të skeduar nga policia.

Burimet bëjnë me dije se janë gjetur armë dhe sende të ndaluara të cilat do të dërgohen për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës.

Zyrtarisht nuk janë dhënë detaje nga Policia e Shtetit, ndërsa nuk konfirmohet të ketë patur persona të arrestuar në këtë operacion.

Ky është kontrolli i radhës i paraprirë nga disa kontrolle të tjera që pas atentatit të Dobraçit me 4 viktima, ku ende për këtë ngjarje nuk ka asnjë të arrestuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos