Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir për plagosjen e 32-vjeçarit

Nga A2 CNN
16 Korrik 2026, 17:25 | Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë

Një 18-vjeçar dhe babai i tij janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pas plagosjes me thikë të një 32-vjeçari në ambientet e Poliklinikës së qytetit.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi A. F., 18 vjeç, i dyshuar si autor i plagosjes, si dhe babai i tij, A. M., 53 vjeç, i akuzuar si bashkëpunëtor në ngjarje.

Nga hetimet paraprake dyshohet se babë e bir kanë sulmuar me mjet prerës shtetasin V. K., 32 vjeç, gjatë një konflikti të ndodhur në lagjen “Vasil Shanto”. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndaj 18-vjeçarit rëndojnë akuzat për “vrasje me dashje” të mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje të armëve të ftohta” dhe “prishje të qetësisë publike”.

Ndërsa babai i tij akuzohet për “vrasje me dashje” të mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Policia bën me dije gjithashtu se, në lidhje me këtë konflikt, është parandaluar një tjetër përshkallëzim i mundshëm i ngjarjes, pasi është arrestuar edhe A. K., 41 vjeç, vëllai i të plagosurit, për të cilin dyshohet se mund të përfshihej në një tjetër konflikt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos