Shkelje me lejet e ndërtimit, zbardhet skema e abuzimit të 4 zyrtarëve në bashkinë në Korçë

Nga A2 CNN
12 Prill 2024, 10:36 | Kronikë

Shkelje me lejet e ndërtimit, zbardhet skema e abuzimit të 4

Zbardhet skema e abuzimit të 3 drejtorëve dhe një specialisti në bashkinë e Korçës, të cilët shpërdoruan detyrën duke shkaktuar 30 milionë lekë dëm.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Prokuroria ka gjetur shkelje në procedurën e lejeve të ndërtimit për 20 subjekte.

Të proceduarit, për qëllime përfitimi kanë dhënë leje ndërtimi për objekte të deklaruara për banim, ndërkohë që ato janë shfrytëzuar për tregti.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet e banimit është 3% e vlerës së investimit, ndërkohë për objektet e shërbimit dhe tregtisë, kjo taksë është 8% e vlerës së investimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos