Burrë e grua kanë mbetur të plagosur rëndë në qytetin e Laçit nga një shpërthim i fuqishëm që u shkaktua nga një bombol gazi që ata mbanin në banesë.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.1 të qytetit, ku nga shpërthimi i gazit, gruaja ka djegie në 50% të trupit dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e djegieve në kryeqytet.
Djegie të lehta ka pësuar edhe kryefamiljari, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. (A2 Televizion)